Ushtria e Izraelit ka thënë se ka shkatërruar një raketë tokë-tokë që ishte lansuar nga Jemeni në drejtim të Tel Avivit, raporton “BBC”.
Në deklaratën e Forcës së Mbrojtjes së Izraelit është thënë se forcat ajrore izraelite kanë shkatërruar një raketë tokë-tokë që ishte lansuar nga Jemeni e që ndezi alarmet në Tel Aviv. S’është raportuar për të lënduar.
Ndërkohë në Parkun Yarkon në Tel Aviv është duke u organizuar një ngjarje përkujtimore nga familjet e viktimave të sulmit të 7 tetorit.
Është ceremonia e parë nga dy të organizuara këtë mbrëmje. Ceremonia e dytë, e organizuar nga Qeveria e Izraelit nis më 21:15.