Ushtria izraelite tha se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm gjatë natës të së martës në zonën e Bejrutit, ka raportuar BBC.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se komandanti i vrarë është Suhail Hussesin Husseini, i cili ka luajtur një rol vendimtar në transportin e armëve mes Iranit dhe Hezbollahut.
Në orët e para të së martës ka pasur shumë shpërthime në kryeqytetin e Libanit, e mediat libaneze raportojnë për të paktën 10 sulme ajrore në Dahieh – periferi e Bejrutit jugor që konsiderohet bastion i Hezbollahut.
Lexo edhe:
Në anën tjetër, në veri të Izraelit ka pasur sirena paralajmëruese për sulme. Hezbollahu ka shënjestruar me raketa në Tel Aviv, duke, siç është thënë, gjuajtur me 190 predha deri vonë.