Botë

Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën nëntë të vdekur

Sulmet izraelite

Sulmet izraelite

Foto: Associated Press

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në jug të qytetit të Rafahut, ndërsa avionët dhe tanket izraelite goditën disa pjesë të territorit gjatë natës.

Sipas ministrisë, një raketë ka goditur një ndërtesë banimi në qytet, raporton BBC.

Sulmi vjen pas shqetësimit në rritje të zyrtarëve të SHBA-së lidhur me planin e Izraelit për të kryer ofensivë ushtarake në Rafah.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se përfaqësuesit e kryeministrit të Izraelit janë pajtuar “që t’i kenë parasysh këto shqetësime”.

SHBA-ja vazhdimisht i ka kërkuar Izraelit të mos kryejë operacion ushtarak në Rafah dhe të evitojë vdekjen e më shumë civilëve në Gaza.

Sulme ajrore është raportuar të ketë pasur edhe në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Gazën qendrore.