Botë

Izraeli sulmon qytetin historik të Libanit, Baalbek

Liban

Foto: Associated Press

Izraeli ka kryer sulme të rënda ajrore në qytetin historik të Libani, Baalbek në Luginën lindore Bekaa, pasi dhjetëra mijëra banorë u larguan në përgjigje të urdhrave të evakuimit të lëshuara nga ushtria izraelite.

Kryebashkiaku Mustafa al-Shell i ka thënë BBC-së se më shumë se 20 sulme u raportuan në zonën e Baalbek, me pesë brenda vetë qytetit, ku ndodhet një kompleks tempulli romak i lashtë, i cili ndodhet në listën e UNESCO-s.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit ka thënë se rezervuare me naftë u goditën gjithashtu në qytetin fqinj Douris.

Ushtria izraelite ka thënë se goditi depot e karburantit që i përkisnin Hezbollahut në Luginën Bekaa.

Sulmet erdhën pasi sekretari i ri i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem tha se grupi do të vazhdonte planin e tij të luftës kundër Izraelit nën udhëheqjen e tij, dhe se nuk do të “ngriste zërin" për një armëpushim.

Duke folur një ditë pas shpalljes së emërimit të tij, Qassem ka thënë se do të ndiqte agjendën e paraardhësit të tij, Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut muajin e kaluar.

Qassem e mbajti fjalimin nga një vend të pazbuluar mes raporteve që thonin se ai kishte ikur në Iran, i cili është mbështetësi kryesor i Hezbollahut.