Botë

Izraeli sulmoi aeroportin ku ndodhej shefi i OBSH-së

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Foto: Associated Press

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ishte në aeroportin e Sanaas së Jemenit gjatë sulmit izraelit, raporton BBC.

Ghebreyesus ka lajmëruar se ai dhe kolegët janë të sigurt.

Në sulmet në Sanaa dhe Hudaydah vdiqën tre persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Drejtori ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. 

Mohammed Ali al-Houthi, lideri i komitetit suprem revolucionar të grupit, i ka quajtur sulmet barbare dhe agresive. 

Ai tha gjithashtu se përballjet me "arrogancën amerikane dhe izraelite" do të vazhdojnë derisa të ndalet konflikti në Gaza. 

E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë boshtin e ligë iranian derisa ta shkatërrojë. 

Mediat izraelite raportojnë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore, në përgatitje për hakmarrje të mundshme nga rebelët Houthi.