Botë

Izraeli sistematikisht i ka shënjestruar veturat e ndihmave, thotë shefi i Kuzhinës Qendrore Botërore

Ndihmat në Gaza

Vrasja e punonjësve të ndihmave

Foto: Associated Press

Themeluesi i Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK), Jose Andres, ka akuzuar forcat izraelite në Gaza për shënjestrimin e punonjësve të ndihmës, në një sulm që vrau shtatë anëtarë të stafit të tij të hënën.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Andres ka thënë se vrasja e shtatë punonjësve të WCK-së nuk ishte një gabim, derisa pretendoi se izraelitët i dinin lëvizjet e tyre në kohën e sulmit.

"Edhe nëse nuk do të ishim në koordinim me ushtrinë izraelite, asnjë vend demokratik dhe asnjë ushtri nuk mund të synojë civilët dhe humanitarët", ka thënë ai.

Sipas Andres Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) ishin në dijeni të vendndodhjes së kolonës. Ai bëri thirrje për hetime të incidentit nga qeveria e SHBA-së dhe nga vendi i çdo punonjësi të ndihmës që u vra.

"Ata po na synonin në një zonë dekonflikti, në një zonë të kontrolluar nga IDF-ja. Ata e dinin se ishin ekipet tona që lëviznin në atë rrugë ... me tre vetura”, ka shtuar ai.

Punonjësit e ndihmës u vranë kur kolona e tyre u godit menjëherë pasi ata mbikëqyrën shkarkimin e 100 tonëve ushqime të sjellë në Gaza nga deti. Ushtria izraelite shprehu "dhimbje të madhe" për incidentin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti atë të paqëllimshme.

Andres ka thënë se mund të ketë pasur më shumë se tri sulme kundër kolonës së ndihmës. Ai hodhi poshtë pohimet e Izraelit dhe të SHBA-së se sulmi nuk ishte i qëllimshëm.

LEXO EDHE: