(Përditësuar, 15:14) - Hamasi ka njoftuar se do të rinisë lirimi i të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael, nga ora 17:00 me kohë lokale, njofton "BBC".
Izraeli më herët ka njoftuar se do të shtyjë lirimin e më e shumë se 100 të burgosurve palestinezë, pas lirimit kaotik të pengjeve që mbaheshin në Gaza nga Hamasi.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte njoftuar se shtyrja do të jetë “deri në lirimin e sigurt të pengjeve”.
Izraeli shtyn lirimin e të burgosurve palestinezë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz kanë urdhëruar shtyrjen e lirimit të burgosurve palestinezë, raporton “BBC”.
Ky vendim erdhi si pasojë e skenave kaotike në Khan Younis, gjatë transferimit të shtatë pengjeve nga Gaza për në Izrael.
Zyra e kryeministrit të Izraelit ka njoftuar se vonesa do të jetë “derisa dalja e sigurt e pengjeve të garantohet gjatë ditëve të ardhshme”.
“Izraeli po kërkon që ndërmjetësuesit ta mundësojnë këtë”, thuhet nga Zyra e kryeministrit izraelit.
Derisa raportet e agjencisë së lajmeve “Reuters” kanë njoftuar se autobusët me të dënuar janë urdhëruar të kthehen mbrapa për te burgjet.