Botë

Izraeli shpëton katër pengje të 7 tetorit

pengjet

Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festivali i muzikës Nova gjatë sulmeve të grupit më 7 tetor janë shpëtuar, ka njoftuar ushtria izraelite të shtunën, shkruan BBC. 

Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andri Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç, ka thënë Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët “kompleks” gjatë ditës në Gazën qendrore, ka thënë IDF-ja.

Të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në qendër mjekësore për ekzaminime të mëtejshme.

“Forcat e sigurisë do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi”, ka thënë ushtria.