Izraeli nuk do të tërheqë forcat e tij nga kufiri Gaza-Egjipt, sipas një burimi izraelit.
Ushtria supozohej të fillonte tërheqjen nga ajo pjesë në fillim të marsit, nëse armëpushimi aktual, i cili skadon të shtunën, do të zgjatej.
Burimi ka ndarë me CNN-in një mesazh dërguar mediave izraelite të enjten, ku thuhej: "Ne nuk do të dalim nga Korridori i Filadelfit", një brez 14 kilometra përgjatë kufirit Gaza-Egjipt”.
"Ne nuk do t'i lejojmë vrasësit e Hamasit të bredhin përsëri me kamionë dhe pushkë në kufijtë tanë dhe nuk do t'i lejojmë ata të forcohen përsëri përmes kontrabandës”, thuhet më tej në mesazh.
Ushtria izraelite mori kontrollin e korridorit në maj dhe do të tërhiqej prej tij gjatë një faze të dytë të mundshme të marrëveshjes së armëpushimit.
Nuk është e qartë nëse negociatat për një fazë të dytë kanë filluar.
LEXO EDHE: