Botë

Izraeli refuzon kërkesën për armëpushim me Hezbollahun

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se “nuk do të ketë armëpushim në veri”, pas kërkesës së SHBA-së, Francës dhe disa shteteve të tjera që të ketë armëpushim 21-ditor në luftimet me Hezbollahun. 

“Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër organizatës terroriste Hezbollah me të gjitha forcat tona deri në fitore dhe kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre", ka shkruar Katz në llogarinë e tij në X.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu raportohet t’i ketë thënë ushtrisë që të vazhdojë të luftojë me "forcë të plotë".

Zyra e tij ka bërë të ditur të enjten se Netanyahu nuk i është përgjigjur thirrjes së mbrëmshme të 12 fuqive botërore për armëpushim.

"Kryeministri udhëzoi Forcat Mbrojtëse që të vazhdojnë luftimet me forcë të plotë dhe sipas planeve të paraqitura para tij. Gjithashtu, luftimet në Gaza do të vazhdojnë deri në arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës”, thuhet në një deklaratë të zyrës.

Të paktën 12 shtete, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe vendet e BE-së, kanë kërkuar të mërkurën një armëpushim 21-ditor në Liban, në mënyrë që diplomacia të punojë për arritjen e një marrëveshjeje diplomatike.

LEXO EDHE: