Kabineti i Sigurisë i Izraelit pritet të mblidhet të enjten për të marrë një vendim për përgjigjen e shtetit ndaj sulmit me raketa dhe dronë të Iranit një javë më parë, ka thënë një zyrtar për CNN.
Ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se përgjigja e Izraelit për Iranin do të jetë “e fuqishme, e saktë dhe mbi të gjitha, befasuese”.
Irani ka hedhur qindra raketa dhe dronë javën e kaluar mbi Izrael.
Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima, dhe kanë deklaruar se shumica e raketave janë neutralizuar.