Botë

Izraeli po kryen “sulme të gjera” në jug të Libanit, të paktën 15 të vrarë

Sulmet ne Liban

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraelit ka nisur një valë të re të sulmeve në jug të Libanit dhe në zonën Beqaa, raporton “BBC”. Ushtria izraelite i ka përshkruar këto sulme si të gjera. 

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se të paktën 15 persona kanë humbur jetën në sulmet e reja ajrore izraelite. 

Në Tebnine dy persona kanë humbur jetën në mëngjes, tre në Bint Jbeil në jug të Libanit. Katër në Joun në qendër të Libanit, ndërsa tre në Ain Qana në jug dhe tre në Al-Maaysra.  Dhjetëra janë lënduar. 

Në orët e hershme të së mërkurës Hezbollahu lansoi disa raketa në drejtim të Tel Avivit. Shënjestër kishte selinë e agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossadin.

Britania ka udhëzuar shtetasit e saj që menjëherë të largohen nga Libani.