Botë

Izraeli paralajmëron rebelët Houthi se i pret fati i Hamasit dhe Hezbollahut

Danny Danon

Danny Danon

Foto: Associated Press

Izraeli ka paralajmëruar rebelët Houthi të Jemenit se ata do të përballen me të njëjtin "fat të mjerueshëm" si Hamasi dhe Hezbollahu nëse vazhdojnë me sulmet me raketa.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka thënë se grupi i mbështetur nga Irani do të jetë në shënjestër të ushtrisë izraelite pas sulmeve të fundit nga Houthi në Izrael, raporton The Guardian.

Disa orë pas paralajmërimit nga Danon, ushtria izraelite ka thënë se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni, teksa u dëgjuan alarmet e sulmit ajror.

Houthët shënjestruan aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit dhe një stacion energjie në jug të Jerusalemit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe një raketë balistike Zulfiqar, ka thënë zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree.

Danon u ka thënë Kombeve të Bashkuara se rebelëve Houth se duket sikur nuk i kanë kushtuar vëmendje asaj që ka ndodhur në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar.

“Më lejoni t'ju kujtoj se çfarë ka ndodhur me Hamasin, me Hezbollahun, me Assadin, me të gjithë ata që janë përpjekur të na shkatërrojnë. Le të jetë ky paralajmërimi i fundit. Ky nuk është një kërcënim.

Është një premtim. Do të ndani të njëjtin fat të mjerueshëm”, ka thënë Danon.