Botë

Izraeli paralajmëron reagim ndaj sulmit iranian

aeroplan izraelit

Shef i stafit i Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, ka thënë se do të ketë reagim ndaj sulmeve që bëri Irani në fundjavë. 

Deklaratat e tij vijnë pasi kabineti i luftës i Izraelit është takuar për të vendosur për kundërpërgjigje ndaj Iranit, raporton “BBC”. 

Irani lansoi mbi 300 mijë dronë e raketa në drejtim të Izraelit në orët e hershme të së dielës. Shumica prej tyre u shkatërruan.

Halevi ka thënë se Izraeli është duke shqyrtuar hapat e ardhshëm. 

Ai ka folur nga baza ajrore Nevatim që ka marrë dëme të vogla nga sulmet. 

“Këto sulme me aq shumë raketa, raketa lundruese dhe dronë në territorin e shtetit të Izraelit do të përballen me reagim”, ka thënë Halevi. 

E zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se Izraeli duhet të bëjë çdo gjë që mundet për të mbrojtur shtetin. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të qëndrojë i bashkuar kundër Iranit. 

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër agresionit iranian, që rrezikon paqen në botë”, ka shkruar Netanyahu në platformën “X”. 

Sipas “The Washington Post”, Netanyahu u ka kërkuar forcave izraelite që të gjejnë shënjestra të mundshme për një sulm izraelit ndaj Iranit.