Një zyrtar izraelit ka thënë të dielën se forcat izraelite kanë filluar të tërhiqen nga një korridor kyç i Gazës, pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin që po vazhdon.
Izraeli ka rënë dakord si pjesë e armëpushimit për të larguar forcat e tij nga korridori Netzarim, një zonë që përgjysmon Gazën veriore nga jugu. Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti për AP-në.
Në fillim të armëpushimit, Izraeli filloi t'i lejonte palestinezët të kalonin Netzarimin për t'u drejtuar në shtëpitë e tyre në veriun e goditur nga lufta dhe tërheqja e forcave nga zona do të përmbushë një tjetër angazhim ndaj marrëveshjes.
Nuk është e qartë se sa trupa ka tërhequr Izraeli të dielën.
Armëpushimi 42-ditor ka kaluar tashmw gjysmën e tij dhe palët supozohet të negociojnë një zgjatje që do të çonte në çlirimin e më shumë pengjeve izraelitë nga robëria e Hamasit. Por marrëveshja është e brishtë dhe zgjatja nuk është e garantuar.
Palët duhet të fillojnë bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit, por duket se ka pasur pak përparim.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dërguar një delegacion në Katar në bisedimet midis palëve. Netanyahu pritet të thërrasë një takim të ministrave kryesorë të kabinetit këtë javë për fazën e dytë të marrëveshjes, por nuk është ende e qartë se kur.
Trupat izraelite tërhiqen nga korridori Netzarim
Forcat izraelite janë tërhequr nga korridori kyç në Gaza të dielën, kanë njoftuar zyrtarët izraelitë dhe ata të Hamasit, raporton agjencia “AP”.
Kjo ishte pjesë e zotimit të Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin dhe shkëmbimit të pengjeve.
Sipas marrëveshjes, Izraeli u pajtua t’i tërheqë trupat nga korridori Netzarim 6-kilometërsh, një rrip që ndan veriun e Gazës me jugun.