Izraeli të enjten ka liruar një palestinez që pati marrë pjesë në një sulm më 2015 kur ai ishte 13 vjeç dhe derisa ishte në burg zhvilloi skizofreni.
Izraeli ka thënë se Ahmad Manasra është terrorist që ka tentuar të vrasë hebrenj të moshës së tij. Palestinezët e akuzojnë Izraelin se e nënshtruan një fëmijë në kushte të ashpra burgu që çuan në sëmundje serioze mendore dhe potencialisht të përhershme. Avokati i tij ka thënë se djali u lirua pasi përfundoi dënimin prej 9 vjetësh e gjysmë, raportoi AP.
Më 2015, Manasra dhe kushëriri i tij 15 vjeç u futën me thika në një zonë hebre në Jerusalem. Kushëriri theri rëndë një izraelit dhe një tjetër, para se të qëllohej për vdekje nga policia.
Manasra u godit me veturë, u rrah dhe torturua nga kalimtarët izraelitë. Një video e asaj kohe tregoi atë të shtrirë në rrugë, me gjak që i dilte nga koka.
Më vonë, ai u dënua për tentim vrasje me 9 vjet e gjysmë. Mjekët thanë se ai zhvilloi skizofreni gjatë qëndrimit në burg dhe se tentoi ta lëndonte veten e të tjerët.
Apelet për lirimin e tij të hershëm vazhdimisht u refuzuan.
Rreth dy vjet më parë, familja e tij dhe avokati kishin thënë se Manasra ishte i mbyllur në një qeli të vogël për 23 orë në ditë dhe se vuante nga paranoja dhe iluzionet.