Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur të dielën se kanë sulmuar termocentralet dhe portin detar të Jemenit.
Në një deklaratë të postuar në X, ushtria thotë se "në një operacion ajror në shkallë të gjerë sot, dhjetëra avionë të forcave ajrore duke përfshirë avionë luftarakë, sulmuan objektivat ushtarakë të regjimit Houthi në zonat e Ras Issa dhe Hodeidah në Jemen”.
Sipas IDF-së, janë sulmuar termocentralet dhe një port detar të cilat përdoren për të importuar naftë.