Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë kryer një sulm ajror në Bejrut.
Sipas IDF-së, sulmi ka një cak të qartë.
“IDF ka kryer një sulm të saktë në Bejrut”, thuhet në deklaratë.
Tri shpërthime të mëdha janë raportuar nga periferia e Bejrutit, ndërsa pamje të publikuara kanë treguar re të zeza tymi.
BBC-ja ka raportuar nga Bejruti se shpërthimet ngjanin si ato që u dëgjuan nga sulmi ajror izraelit në Dahieh më 27 shtator që vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
First footage from the latest Israeli strikes in the southern suburb. https://t.co/ovNZ3MIJg0 pic.twitter.com/5J7byvkXce
— Ali Hashem علي هاشم (@alihashem_tv) October 2, 2024