Botë

Izraeli ka vrarë 10 zjarrfikës në Liban, thonë autoritetet libaneze

Liban

Foto: Associated Press

Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 10 zjarrfikës janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit të hënën.

Sulmi sipas autoriteteve ka ndodhur në Libanin jugor, raporton BBC.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se sulmi ka ndodhur në një ndërtesë në Baraachit. 

Ndërkohë, edhe Hezbollahu ka vazhduar ta sulmojë Izraelin, kryesisht në veri të tij.