Botë

Izraeli goditi pikërisht aty ku e vrau Nasrallahun, tani cak ishte pasardhësi i tij potencial

Safieddine

Foto: Getty

Sulmet e rënda ajrore që goditën Bejrutin mbrëmjen e së enjten raportohet se kishin cak Hashem Safieddine – kushëririn dhe pasardhësin që supozohet ta pasojë liderin e vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Zyrtarët izraelitë i kanë thënë “Neë York Times” se Safieddine po merrte pjesë në një takim të liderëve të lartë të Hezbollahut në një bunker nën Dahieh – lagjja ku Nasrallahu u vra në një sulm të ngjashëm një javë më parë.

Thirrja e një takimi të lartë në atë lagje, pasi Izraeli ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë që të godasë, duket si rrezik i madh. Por, grupi me gjasë nuk ka opsione më të mira, ka thënë David Ëood, analist për Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Liban.

Lagjja njihet për bunkerët e Hezbollahut në nëntokë.

“Për t’ua shpjeguar duhet të kthehemi prapa te sulmet në pejxherët e Hezbollahut. Kombinuar me depërtimin e jashtëzakonshëm të inteligjencës së Izraelit në grup, kjo nënkupton se udhëheqësit e Hezbollahut duhet të kenë më shumë takime sy më sy, dhe ku mund të shkojnë ata përveç Dahiehut?” ka thënë ai.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar se cak ishte Safieddine. Por, rëndësia e këtij momenti nuk ishte në “zhdukjen e një lideri të Hezbollahut a dikujt tjetër”, ka shtuar Wood, por ishte në “zhdukjen e shumë liderëve përnjëherë”.

“Kjo është ajo që e bën këtë moment vendimtar për Hezbollahun si organizatë”, ka thënë Wood.

Hashem Safieddine kryeson Këshillin Ekzekutiv dhe thuhet se është pjesë e Këshillit të Xhihadit, i cili është përgjegjës për udhëheqjen dhe organizimin e aktiviteteve ushtarake dhe të sigurisë.

Safieddine shihet se përpiqet të mbushë këpucë të mëdha të cilat nuk janë për të.

Pamja e tij, gjuha e trupa, madje edhe mënyra se si flet, imiton Nasrallahun.

Por, si mbështetësit ashtu edhe kundërshtarët e Nasrallahut e shihnin këtë të fundit se ishte lider karizmatik, folës që i mbante njerëzit të mbërthyer në ekrane sa herë që fliste – diçka që Safieddine nuk e ka, sado që përpiqet.