Botë

Izraeli gjuan kullën e vrojtimit të OKB-së në Liban, dy paqeruajtës të plagosur

Tanket izraelite

Tanket izraelite

Foto: Associated Press

Dy paqeruajtës të OKB-së janë plagosur pasi një tank izraelit qëlloi drejt një kulle vrojtimi në një bazë të OKB-së në Libanin jugor, ka bërë të ditur OKB-ja.

Sipas një deklarate nga Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), kulla e vëzhgimit në selinë e saj në Naqoura u godit drejtpërdrejt, duke shkaktuar plagosjen e paqeruajtësve, raporton BBC.

“Lëndimet për fat të mirë, këtë herë nuk janë serioze, por të lënduarit mbeten në spital”, ka bërë të ditur OKB-ja.

Sipas organizatës, ushtarët izraelitë qëlluan gjithashtu në një bazë të OKB-së në Ras Naqoura, "duke goditur hyrjen e bunkerit ku ishin strehuar paqeruajtësit dhe duke dëmtuar automjetet dhe një sistem komunikimi".

UNIFIL është një mision paqeruajtës i OKB-së i krijuar në vitin 1978. Ai monitoron armiqësitë dhe ndihmon për të siguruar qasje humanitare për civilët.