Botë

Izraeli do të fshihet nga faqja e dheut nëse fiton Kamala Harris, thotë Trumpi

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane “më të rëndësishmet” në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të “zhdukej, të fshihej nga faqja e dheut, dhe të pushonte së ekzistuari” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton presidencën.

Duke folur në një ngjarje antisemitiste në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, të cilët ai tha se duhet ta mbështesin atë në përmasa më të mëdha për shkak të historisë së tij me Izraelin, raporton CNN.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë”, ka thënë Trump, duke iu drejtuar votuesve hebrenj në audiencë.

"Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, ka shtuar ai.

Më pas ai premtoi se do ta “bënte përsëri Izraelin të madh”.

Amy Spitalnick, shefe ekzekutive e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e "një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan".

“Trajtimi i hebrenjve dhe Izraelit si futboll politik i bën hebrenjtë, Izraelin dhe të gjithë ne më pak të sigurt”, është shprehur Spitalnick.