Izraeli ka njoftuar të mërkurën për një zgjerim të madh të operacioneve ushtarake në Gaza, duke thënë se një zonë e madhe e Gazës do të kapet dhe do t’i shtohet zonës së saj së sigurisë.
Izraeli po ashtu ka njoftuar për një evakuim të madh të popullsisë, raporton “Reuters”.
Liderët izraelitë janë inkurajuar nga shenjat e protestave në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas.
Përmes një deklarate, ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz ka thënë se evakuimi do të ndodhë në disa zona ku ka luftime, derisa ka shtyrë palestinezët në Gaza që të eliminojnë Hamasin dhe të kthejnë pengjet izraelite si mënyrën e vetme për të ndalur luftën.
Ushtria izraelite veçse ka lëshuar paralajmërime për evakuim për palestinezët në qytetin jugor të Gazës, Rafah dhe drejt qytetit të Khan Yunis, duke ju thënë të lëvizin drejtë bregdetit, që më herët ishte vendosur si zonë humanitare.
Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Katz nuk e qartësonte se sa territor do të marrë Izraeli.