Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se një divizion tjetër është d ërguar të diel për "operacione të lokalizuara" në Libanin jugor.
Ky divizion raportohet se është grupimi i tretë i trupave që përdoret në pushtimin tokësor të Izraelit në Liban, i cili u nis një javë më parë kur disa zonave në jug të vendit iu kërkua të evakuoheshin, raporton The Guardian.
“Ushtarët e divizionit 91 filluan aktivitetin operacional të lokalizuar dhe të shënjestruar në Libanin jugor”, thuhet në një deklaratë nga ushtria izraelite.
Më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 9,500 janë plagosur që nga 23 shtatori 2024, kur Izraeli filloi një fushatë intensive të bombardimeve ajrore në Libanin jugor dhe në luginën Bekaa.
Ndërkohë, sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar të hënën në disa pjesë të Izraelit verior dhe në Tel Aviv.
Sirenat e sulmit ajror u aktivizuan në Izraelin qendror pasi raketat u lëshuan nga Rripi i Gazës, ka bërë të ditur ushtria.