Izraeli ka ndaluar mijëra palestinezë që të kthehehen në shtëpitë e tyre në Rripin verior të Gazës të dielën, duke akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit. Zyrtarët lokalë të Shëndetësisë kanë thënë se forcat izraelite qëlluan mbi turmat, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur nëntë.
Përplasja në Gaza erdhi në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po kërkon që shumica e popullsisë së Gazës të zhvendoset përkohësisht diku tjetër, duke përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë, në mënyrë që të "pastrohet" enklava e shkatërruar nga lufta, raporton AP.
Egjipti, Jordania dhe vetë palestinezët e kanë refuzuar më parë një skenar të tillë, nga frika se Izraeli mund të mos lejojë kurrë që refugjatët të kthehen.
Bassem Naim, një zyrtar i lartë i Hamasit, ka thënë se palestinezët nuk do ta pranonin kurrë një propozim të tillë, “edhe nëse në dukje me qëllim të mirë”. Ai ka thënë se palestinezët mund ta rindërtojnë Gazën “madje edhe më mirë se më parë” nëse Izraeli heq bllokadën e tij.
Sipas armëpushimit Izrael-Hamas, Izraeli të shtunën do të fillonte t'i lejonte palestinezët të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazën veriore në këmbë përmes të ashtuquajturit korridori “Netzarim” që ndan
Gazën në atë veriore dhe jugore. Izraeli e ka vendosur këtë masë në pritje derisa Hamasi të lirojë një peng për të cilin Izraeli tha se supozohej të ishte liruar të shtunën. Hamasi nga ana e tij akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes.
LEXO EDHE: