Dy të afërm të pengjeve palestinezë që po i mban Izraeli, janë arrestuar nga policia izraelite të mërkurën, gjatë një proteste para ndërtesës së ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, sipas një prej grupeve që kanë marrë pjesë në protestë.
Protestuesit po shprehnin indinjatën pas raportimeve të mediave se delegacioni i Izraelit i cili po negocionte me Hamasin për pengjet, ishte larguar nga bisedimet që po zhvillohen në Katar, raportoi CNN.
Në një deklaratë për media, policia izraelite ka thënë se i ka larguar protestuesit nga autostrada Ayalon në Tel Aviv, pasi ata e kishin bllokuar rrugën. Katër protestues janë arrestuar për dhunë, ka deklaruar policia.
Një përfaqësues nga Lëvizja izraelite Pro-Demokratike ka thënë se dy nga katër të arrestuarit ishin familjarë të pengjeve që po i mban Izraeli.
Sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael ka lënë të vdekur rreth 1,200 izraelitë, derisa 250 të tjerë ishin marrë pengje. Izraeli beson se 99 persona po vazhdojnë të mbahen në Gaza, bashkë me trupat e 31 pengjeve të vdekurë.
Lufta e Izraelit në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit ka varë më shumë se 32 mijë persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.