Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, ka bërë të ditur të enjten ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar megjithatë nevojën për të shmangur hyrjen në luftë me Rusinë.
“Ne po dërgojmë një sistem të ri Samp-T për të mbrojtur spitalet, shkollat, universitetet për këtë vend që u sulmua nga Rusia”, ka deklaruar Tajani për Radio 24.
Ai shtoi se "të mbrosh Ukrainën nuk do të thotë të nxitësh një luftë botërore.
“Ne po ndihmojmë Ukrainën dhe duhet të arrijmë një paqe të drejtë", ka shtuar ai.
Shtetet perëndimore e kanë ndihmuar vazhdimisht Ukrainën, që kur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt të vitit 2022.