Moti i keq me përmbytje, stuhi dhe rrëshqitje të dheut goditi rajone të ndryshme në veri të Italisë duke shkaktuar probleme të mëdha gjatë fundjavës.
Zjarrfikësit kanë thënë të dielën se kanë kryer rreth 80 operacione shpëtimi, duke evakuuar dhjetëra njerëz në Piemonte, raporton AP.
Midis Montanaro dhe San Benigno Canavese, dy të rritur dhe një vajzë 3-muajshe u shpëtuan pasi u bllokuan në veturën e tyre për shkak të rritjes së ujërave të përroit Orco, bën të ditur zjarrfikësit.
Sipas mbrojtjes civile, disa fshatra u izoluan për shkak të vërshimit të lumenjve, stuhive dhe rrëshqitjeve të dheut në Val d'Aosta.
Ndërkohë, stuhitë në Zvicrën jugore shkaktuan një rrëshqitje dheu që la dy persona të vdekur dhe një të zhdukur, dhe një urë mbi një lumë të vogël u shemb, sipas policisë.
Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut prekën Zvicrën jugore dhe perëndimore të shtunën dhe gjatë natës, me zonat më të goditura në kantonin Ticino, në anën jugore të Alpeve.