Sipërmarrësja Halla Tomasdottir ka fituar zgjedhjet presidenciale të Islandës, dhe do të marrë rolin kryesisht ceremonial nga Gudni Johannesson në detyrë, njoftoi transmetuesi RUV të dielën.
Tomasdottir, 55 vjeç, ka fituar 34% të votave në zgjedhjet e së shtunës në kombin e Atlantikut të Veriut, duke goditur kështu ish-kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila në prill ishte larguar nga detyra për të garuar për president. Ajo ka fituar 25% të votave, sipas RUV.
Presidentja, e cila zgjidhet për një mandat 4-vjeçar, bart pushtet të kufizuar politik, por shpesh vepron si figurë uniteti në kombin e pothuajse 400,000 njerëzve, i cili është edhe anëtar i NATO-s.
Tomasdottir, e cila do të jetë presidentja e shtatë e Islandës që nga themelimi i republikës në vitin 1044, kishte garuar për president edhe tetë vjet më parë, duke rezultuar e dyta, pas Johannesson.
Ajo do të betohet më 1 gusht.
Tomasdottir ka shërbyer më parë edhe si kryetare e Odës Tregtare të Islandës, dhe në vitin 2007 kishte themeluar kompaninë e shërbimeve financiare “Audur Capital”.
Islanda është listuar si shteti më i mirë në botë për baraza gjinore në 14 vjetët e fundit, sipas Forumit Ekonomik Botëror.