Ish-senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga New Jersey Bob Menendez është dënuar me 11 vjet burgim të premten, nën akuzat për ryshfet dhe korrupsion.
Menendez, 70-vjeçar, tri mandate senatorë demokrat, ishte shpallur fajtor vitin e kaluar nga një juri në një gjykatë në Manhattan për 16 akuza korrupsioni, duke përfshirë ryshfet, shtrëngim dhe veprim si agjent i huaj.
Ai u dorëhoq menjëherë nga Senati pas dënimit, ka raportuar “The Guardian”.
Hetimi njëvjeçar gjeti se Menendez kishte pranuar ryshfet në formë të parave kesh dhe shufra ari si shkëmbim për të ndihmuar qeveritë e Katarit dhe Egjiptit.