Subramaniam Iswaran, ish-ministër në Qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burgim, në një rast të rrallë për vendin.
Ai u deklarua i fajshëm për pranimin e dhuratave në vlerë mbi 310,000 dollarë kur ishte në poste publike, si dhe për pengim të drejtësisë.
Dhuratat përfshinin bileta për Formula 1, një biçikletë Brompton, alkool dhe një udhëtim në një jaht privat.
Gjykatësi Vincent Hoong theksoi se veprat e ish-ministrit të Transportit ishin abuzim i pushtetit dhe se ai ka thyer besimin e njerëzve në institucionet publike, raportoi BBC.
Iswaran do të kryejë dënimin në Changi, në të njëjtin burg që mban edhe të burgosur me dënim me vdekje dhe ku shumica e të burgosurve aty flenë në dyshek kashte.
Singapori e mban imazhin e një shteti të pastër dhe të pakorruptuar. Por, ky imazh dhe reputacioni i qeverisjes së Partisë së Veprimit Popullor janë goditur nga rasti i Iswaranit.
Ligjvënësit atje janë në mesin e më të paguarve në botë, me disa ministra që fitojnë mbi 750,000 dollarë. Liderët i justifikojnë pagat e larta me arsyetimin se kjo e pengon korrupsionin.