Botë

Ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot shpallet fajtor për përdhunim të rëndë

Gisele

Foto: Associated Press

Dominique Pelicot, ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot, është shpallur fajtor për përdhunim të rëndë.

Ai është shpallur gjithashtu fajtor për tentativën për përdhunim të rëndë të gruas së një prej të bashkë-akuzuarve, Jean Pierre Marechal, Cillia, dhe marrjen e imazheve të pahijshme të vajzës së tij, Caroline, dhe nuseve të djemve të tij, Aurore dhe Celine.

Jean-Pierre Marechal është njeriu i dytë që është shpallur po ashtu fajtor për përdhunim të rëndë të gruas së tij, si dhe për drogimin e saj. 63-vjeçari më herët e kishte pranuar se kishte ndjekur rrugën e Dominique Pelicot, duke droguar gruan e tij për pesë vjet, duke e përdhunuar atë dhe duke ftuar Dominique që ta përdhunonte gjithashtu. 

Ai kishte deklaruar se ajo që i bëri gruas së tij ishte "mizore", duke e pranuar se ishte përdhunues

Fajtor në këtë rast janë shpallur edhe 50 burra të tjerë.

Përpara verdikteve, burrave të akuzuar së bashku me Dominique Pelicot u është dhënë mundësia të bënin deklaratat përfundimtare të hënën. Rreth gjysma e tyre kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar.

Ndërkaq, rreth 15 prej tyre i kanë kërkuar falje Gisele Pelicot.

Lexo përditësimet tjera
Gisele Pelicot

Gjykata franceze jep sot verdiktin për 51 burra në rastin e përdhunimit të Gisele Pelicot

Gjyqtarët në qytetin francez të Avignon do të japin të enjten verdikte për 51 burra në...