Botë

Irani s’po kërkon luftë por Izraeli po na detyron të reagojmë, thotë presidenti iranian

Massouf Pezeshkian

Foto: Associated Press

Presidenti i Iranit, Massouf Pezeshkian, ka deklaruar se Irani nuk po kërkon luftë. 

Ai ka deklaruar se është Izraeli ai që po i detyron të reagojnë.

Pezeshkian ka paralajmëruar se "do të ketë një përgjigje më të fortë" nëse Izraeli hakmerret ndaj sulmeve të së martës, raporton BBC.

Sipas tij objektivi i Izraelit është të zgjerojë dhunën në rajon dhe fajëson Izraelin se nuk dëshiron paqe.