Irani të enjten po përgatitet për të varrosur presidentit e tij, në vendin e shenjtë për myslimanët shiitë në Republikën Islamiste, një shenjë e fundit e respektit për liderin i cili vdiq pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte është rrëzuar në fillim të kësaj jave.
Varrimi i presidentit, Ebrahim Raisi në faltoren Imam Reza në Mashhad vjen pas ditë të tëra shërbimesh nëpër pjesën më të madhe të Iranit, pas aksidentit që la të vdekur atë, ministrin e Jashtëm të vendit dhe gjashtë të tjerë, raporton AP.
Megjithatë, shërbimet nuk kanë tërhequr të njëjtën turmë si ato që u mblodhën për shërbime për gjeneralin e Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani në vitin 2020, i vrarë nga një sulm me dron amerikan në Bagdad.
Kjo po shihet si një shenjë e mundshme e ndjenjave të publikut për presidencën e Raisit, gjatë të cilit qeveria po shtypte ashpër të gjitha mospajtimet gjatë protestave për vdekjen e Mahsa Aminit në 2022, e arrestuar për dyshimin se nuk mbante shaminë e saj të detyrueshme sipas dëshirës së autoriteteve.
Kjo goditje, si dhe ekonomia në vështirësi e Iranit, kanë mbetur të papërmendura gjatë orëve të mbulimit të procesioneve nga televizioni shtetëror dhe në gazeta.
Gjithashtu asnjëherë nuk u diskutua përfshirja e Raisit në ekzekutimin masiv të rreth 5,000 disidentëve në fund të luftës Iran-Irak.