Botë

Irani nis ditët e ceremonisë mortore për Raisin

Iran

Iranianët kanë filluar të mblidhen në qytetet anembanë vendit për të bërë nderimet e fundit për presidentin Ebrahim Raisi, pasi vdiq së bashku me ministrin e Jashtëm të vendit kur helikopteri që po e transportonte atë u rrëzua në një zonë malore në veriperëndim të Iranit.

Të hënën, udhëheqësi suprem i Tehranit, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie. Edhe provimet e studentëve janë anuluar.

Po ashtu janë duke u përgatitur për organizimin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 28 qershor.

Ceremonia e funeralit të Raisit do të nis nga dita e martë dhe do të zgjasë deri të enjten. Raisi pritet të varroset në vendin e tij të lindjes në Mashhad të martën.