Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit e ka paralajmëruar Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse që Izraeli ka thënë se do t’i ndërmarrë si përgjigje ndaj sulmit me raketa që pati nisur Irani.
Frika se konflikti mund të zgjerohet është rritur teksa Izraeli planifikon përgjigjen e tij ndaj sulmit të 1 tetorit.
“Po ju themi se nëse kryeni ndonjë akt agresioni kundër ndonjë pikë, ne do të sulmojmë në të njëjtën pikë”, ka thënë Hossein Salami.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka folur me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për operacionet e Izraelit në Liban dhe Gaza. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, e që ky i fundit ka përsëritur që të shmanget zgjerimi i konfliktit, raportoi Reuters.
Megjithatë, Izraeli nuk ka shfaqur shenja të zbutjes së fushatës ushtarake kundër Hezbollahut në Liban pas vrasjes së disa liderëve dhe Hamasit në Gaza.