Botë

India voton në fazën e tretë të zgjedhjeve, Modi ashpërson retorikën kundër myslimanëve

Narendra Modi

Narendra Modi

Foto: Associated Press

Zgjedhjet gjashtë-javore në Indi janë gati në gjysmë të rrugës, derisa votuesit u janë drejtuar kutive të votimit në 11 shtete të martën. 

Ndërsa njerëzit po hedhin votën e tyre, kryeministri i Indisë, Narendra Modi po bën një fushatë zgjedhore gjithnjë e më të mprehtë, duke shtuar retorikën polarizuese në fjalimet nxitëse që kanë shënjestruar pakicën myslimane, raporton AP.

Në tubimet e fundit të fushatës, Modi i ka quajtur myslimanët “inflirtues” dhe ka thënë se “ata kanë shumë fëmijë”, duke iu referuar një klisheje nacionaliste hindu që myslimanet bëjnë më shumë fëmijë me qëllim që të arrijnë hindutë në Indi.

Ai ka akuzuar gjithashtu partinë rivale të Kongresit Kombëtar Indian për mashtrime për të "grabitur" pasurinë nga hindutë e vendit dhe për ta rishpërndarë atë midis myslimanëve, të cilët përbëjnë 14% të më shumë se 1.4 miliardë njerëzve të Indisë. 

Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore për Modin dhe Partinë e tij Bharatiya Janata, e cila është kundër një aleance të gjerë opozitare të udhëhequr nga Kongresi dhe partitë e fuqishme rajonale. 

Zgjedhjet e shkallëzuara do të zgjasin deri më 1 qershor dhe votat do të numërohen më 4 qershor.

Modi, i cili votoi në qytetin perëndimor të Ahmedabadit të martën, e kishte nisur fushatën e tij me fokus në përparimin ekonomik, duke premtuar se do ta bënte Indinë një vend të zhvilluar deri në vitin 2047.