Botë

India nis fazën e dytë të zgjedhjeve nacionale

Zgjedhjet në Indi

Zgjedhjet në Indi

Foto: Associated Press

Miliona indianë kanë nisur të votojnë të premten, në rundin e dytë të zgjedhjeve kombëtare shumëfazëshe, derisa kryeministri indian, Narendra Modi, u përpoq të nxiste votuesit për të votuar partinë e tij nacionaliste hindu.

Njerëzit u rreshtuan sërish jashtë qendrave të votimit, me t’u hapur ato në ora 7:00, raporton AP.

Rezultati i votimit të së premtes do të jetë vendimtar për Partinë nacionaliste Hindu të Modit Bharatiya Janata, pasi 88 zonat elektorale në 13 shtete përfshijnë disa nga bastionet e saj në shtete si Rajasthan, Madhya Pradesh, Uttar Pradesh dhe Maharashtra.

Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore për Modin dhe BJP, e cila është kundër një aleance të gjerë opozitare të udhëhequr nga Kongresi Kombëtar Indian dhe partitë e fuqishme rajonale.

Udhëheqësi i partisë së Kongresit, Rahul Gandhi, kandidon për herë të dytë në zonën zgjedhore Wayanad në shtetin jugor të Keralës, pasi ai u mund në zgjedhjet e vitit 2019 nga Smriti Irani, një udhëheqës i BJP, në qytetin verior indian të Amethi - një bastion tradicional për Nehru-Gandhi.

Kandidatë të tjerë të shquar në fazën e dytë të votimit përfshijnë Shashi Tharoor i partisë së Kongresit, yllin e njohur të Bollywood-it të BJP, Hema Malini dhe aktorin Arun Govil, i cili luajti rolin e Zotit Ram të nderuar të hinduizmit në një përshtatje televizive të 1987 të epikës së lashtë Ramayana.

Kryeministri Modi u bëri thirrje njerëzve të votojnë në numër rekord për të forcuar demokracinë.