Botë

Imazhet satelitore tregojnë Floridan para dhe pas uraganit Milton

Florida

Uragani Milton u përplas në Oqeanin Atlantik të enjten por shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë Floridan, duke lënë të vdekur të paktën 10 njerëz dhe mbi 3 milionë pa energji elektrike. Imazhet satelitore tregojnë qytetin amerikan para dhe pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Milton.

Edhe pse kishte frikë për rritje katastrofike të nivelit të detit, ky skenar nuk u realizua.

Guvernatori Ron DeSantis ka thënë se Florida kishte shmangur “skenarin më të keq”, por paralajmëroi se dëmet ishin ende të konsiderueshme dhe përmbytjet mbeten problem serioz.

Milton u bë uragani i tretë më i shpejtë në Oqeanin Atlantik që u intensifikua drejt bregut perëndimor të Floridas. 15 nga 67 qarqet e Floridas kanë lëshuar urdhra të detyrueshëm evakuimi.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, ka thënë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se deri më tani janë konfirmuar 10 vdekje, duke shtuar se të gjitha duket se janë shkaktuar nga tornadot. Sipas tij, të paktën 27 tornado janë regjistruar në të gjithë Floridan.