Personi i akuzuar për tentim atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave me të cilat po përballet, raporton “BBC”.
Prokurorët thonë se Ryan Routh 58-vjeçar është parë me një automatik ndërsa ishte fshehur në shkurre në afërsi të fushës së golfit të Trumpit në West Palm Beach të Floridas më herët këtë muaj. Trump ishte duke luajtur.
Një agjent i Shërbimit Sekret që po e mbronte Trumpin e pa automatikun dhe shtiu. Routh iku dhe më vonë u arrestua në autostradë.
Pos tentim vrasjes ndaj Trumpit, Routh është akuzuar edhe për shkelje që kanë të bëjnë me armë dhe për sulm ndaj një zyrtari. Të hënën Routh u paraqit në gjykatë me duar të lidhura. Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave dhe avokatët e tij kanë kërkuar një gjykim nga juria.
Seanca e të hënëz gjati rreth 5 minuta. Nëse dënohet, Routh mund të përballet deri me burgim të përjetshëm me akuza për tentim atentati. Është thënë se Routh kishte shkruar një letër disa muaj më parë duke thënë se synon ta vrasë Trumpin.
Në një letër adresuar “Botës” dhe dërguar një personi më herët këtë muaj, Routh duket se e pranon dështimin për ta vrarë ish-presidentin.
“Unë u përpoqa dhe dhashë të gjitha që mund të bëja”, shkroi ai në letër, me ofertën për një shpërblim “për këdo që e përfundon punën”.
Routh është mbajtur në burg në Florida që nga arrestimi i tij më 15 shtator.