Botë

Humbjet e Rusisë në fushëbetejë nga forcat e Zelenskyt

Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky pranë frontit të luftës në Pokrovsk

Ushtria ukrainase ka publikuar raportin e humbjeve ruse në fushëbetejë. Sipas njoftimit, së fundmi janë vrarë 1990 ushtarakë, duke çuar shifrat në 776090 total, qëkur ka nisur agresioni rus.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Rusisë i janë shkatërruar mbi 9615 tanke, 19.885 mjete të blinduara luftarake, 21.313 sisteme artilerie, 1.256 sisteme të lëshimit të raketave, 1030 sisteme ajrore, 2.0790 sisteme UAV.

Gjithashtu janë shkatërruar 369 avionë, 329 helikopterë, 2948 raketa lundrimi, 28 luftanije, 1 nëndetëse, 32.039 bartës karburanti dhe 3.664 pajisje speciale ushtarake.

Shifrat përditësohen çdo 24 orë nga autoritetet ukrainase.