Botë

HRW: Ushtria e Burkina Fasos masakroi mbi 200 civilë, kishte edhe foshnja

HRW: Ushtria e Burkina Fasos masakroi mbi 200 civilë, kishte edhe foshnja

Forcat ushtarake në Burkina Faso kanë vrarë 223 civilë, përfshirë foshnja dhe fëmijë, në sulmet në dy fshatra të cilët i kanë akuzuar se kanë bashkëpunuar me militantë, ka thënë Human Rights Watch në një raport.

Vrasjet masive ndodhën më 25 shkurt në fshatrat Nondin dhe Soro, dhe përfshinë 56 fëmijë, thuhet në raport. Organizata për të drejtat e njeriut i bëri thirrje OKB-së që të dërgojë hetues dhe të mbështesë përpjekjet për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit.

“Ndihma ndërkombëtare është thelbësore për të mbështetur një hetim kredibil mbi krimet e mundshme kundër njerëzimit”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e organizatës, Tirana Hassan.

Vendi që dikur ishte paqësor, është shkatërruar nga dhuna që ka vënë përballë xhihadistët e lidhur me Al-Qaidan dhe grupin e Shtetit Islamik kundër forcave të mbështetura nga shteti, raportoi AP. Të dyja palët kanë vënë në shënjestër civilët e kapur në mes, duke zhvendosur më shumë se 2 milionë njerëz, nga të cilët mbi gjysma janë fëmijë. Shumica e sulmeve mbeten të pandëshkuara dhe të pararaportuara.