Botë

Houthi thotë se Izraeli shkatërroi depo derivatesh në Jemen

Houth Jemen

Lideri i rebelëve Houthi të Jemenit tha se sulmet ajrore izraelite në qytetin perëndimor me port Hodeidah shënjestruan ekonominë e vendit, duke shkatërruar depon e karburantit.

Abdul-Malek al-Houthi pretendoi se qëllim tjetër i sulmit ishte të krijohej një spektakël vizual, për të rritur mbështetjen nga izraelitët. Ushtria izraelite tha se sulmi, rreth 1700 kilometra nga Izraeli, ishte në mesin e sulmeve më të komplikuara dhe operacion me rrezen më të gjatë nga forcat ajrore.

Sipas ushtrisë, porti u godit për shkak se zona përdoret për të dërguar armë iraniane në Yemen, ka raportuar Reuters.

Ministria e Shëndetësisë në Yemen tha se sulmi vrau të paktën gjashtë njerëz dhe plagosi 83 të tjerë. Rreth tre persona janë raportuar të zhdukur, sipas ministrisë.

Houthit janë në mesin disa grupeve të mbështetura nga Irani, që kanë sulmuar Izraelin në solidaritet me Hamasin, që kur sulmi i 7 tetorit shkaktoi ofensivën izraelite në Gaza.