Botë

Holanda kthen kontrollet kufitare

kufi

Holanda do të kthejë kontrollet kufitare tokësore nga 9 dhjetori.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministres së Jashtme holandeze Marjolein Faber, duke konfirmuar një raport të mëhershëm të agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

Siç shpjegohet, kontrollet kufitare do të zgjasin gjashtë muaj dhe do të jenë përpjekje më e madhe kundër migracionit të propozuar nga koalicioni i djathtë i udhëhequr nga partia PVV e Geert Wildersit.

Autoritetet holandeze futën kontrollet pasi Gjermania fqinje zgjodhi masa të ngjashme. Më herët, kontrolle të tilla zbatoi edhe Sllovenia e Kroacia.