Katër partitë e koalicionit qeverisës në Holandë, të udhëhequra nga kryeministri Dick Schoof, thanë se do ta përmbushin premtimin për të siguruar një klauzolë brenda Bashkimit Evropian për çështjen e azilit.
Kërkesa i është dorëzuar Komisionit Evropian, ku kërkohet që të ketë përjashtim nga sistemi i migracionit dhe azilit të BE-së, si një lëvizje e paprecedentë nga një shtet anëtar, ka raportuar Euronews.
“Ne duhet të jemi përgjegjës për politikat tona mbi azilin”, ka deklaruar Marjolein Faber, ministri holandez për çështje azili dhe emigracioni. Faber, anëtar i Partisë së Lirisë, së ekstremit të djathtë, që udhëhiqet nga Geert Wilders, u përgëzua për nismën.
“Faberi bën historinë”, ka shkruar Wilders të mërkurën.
Autoritetet holandeze kanë thënë se nëpërmjet kësaj nisme synohet të zvogëlohet në mënyrë drastike vëllimi i migrimit ilegale në Holandë.