Botë

Hidhen ndihma nga ajri në Rripin e Gazës

Rripi i Gazes-ndihma nga ajri

Ndihma të tjera janë hedhur nga ajri në Rripin e Gazës të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Hedhja e ndihmave vjen pas apelimit të Kombeve të Bashkuara për 2.8 miliardë dollarë ndihmë të nevojshme për 3 milionë palestinezë. 

Kombet e Bashkuara kanë theksuar se në Gaza përveç ushqimit, njerëzit kanë nevojë edhe për ujë. 

Si shkak i luftës janë dëmtuar edhe objektet shëndetësore si dhe rrjeti i kanalizimit, duke e vështirësuar kështu edhe më shumë situatën.