Botë

Hezbollahu thotë se ka qëlluar trupa izraelite në Metula

Ushtria izraelite

Foto: Associated Press

Hezbollahu tha se i ka shënjestruar trupat izraelite në qytetin kufitar Metula në orët e para të mëngjesit.

BBC-ja ka raportuar se sipas këtij grupi, një “breshëri raketash” dhe artileri e rëndë u hodh në drejtim të ushtrisë, por nuk janë dhënë informacione nëse ka pasur viktima.

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka thënë se një numër alarmesh janë aktivizuar në zonë, që i kapën rreth pesë lëshime. Sipas autoriteteve, disa sulme janë “kontrolluar”, e disa kanë ndodhur në zonë të hapur.

Të hënën, ushtria e Benjamin Netanyahut shpalli zonat përreth Metula, Misgav Am dhe Kfar Giladi në veri të Izraelit si “zona të mbyllura ushtarakisht” duke ndaluar hyrjen.

Tutje, ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme të sakta në Bejrut gjatë natës në disa lokacione ku prodhohet armatim.

“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë lëshimin e paralajmërimeve për civilët në zonë”, thuhet në reagimin e autoriteteve izraelite.