Botë

Hezbollahu sulmon një bazë ushtarake të Izraelit, katër ushtarë të vdekur

Ushtria izraelite

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron në një bazë ushtarake në veri të Izraelit të dielën mbrëma, ka bërë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Sulmi goditi një bazë pranë Binyamina, një qytet rreth 33 km në jug të Haifës. 

Më shumë se 50 ushtarë janë plagosur, raporton BBC.

Hezbollahu, grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, ka thënë se kreu sulmin, duke thënë se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të IDF-së në zonë, e cila është e vendosur midis Haifës dhe Tel Avivit.

Sulmi, thotë grupi i armatosur, ishte në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në Libanin jugor dhe kryeqytetin Bejrut.