E përditësuar (16:42) - Tetë persona janë konfirmuar të vrarë dhe 59 të plagosur, si pasojë e një sulmi ajror që ushtria izraelite ka kryer në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, sipas ministria së Shëndetësisë në Liban.
Tetë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike.
Të paktën tre të vdekur nga sulmet e Izraelit në Bejrut
E përditësuar (16:03) - Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve me raketa të Izraelit, të premten në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 17 të tjerë janë të plagosur nga sulmet, raporton BBC.
Pamjet e publikuara tregojnë një ndërtesë shumëkatëshe në Bejrut të shkatërruar si pasojë e sulmeve.
Cak i sulmit të Izraelit në Bejrut të premten ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti të një media izraelite, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë.
Agjencia Franceze e Lajmeve “AFP” citon gjithashtu një burim të afërt me Hezbollahun që konfirmoi se Aqil, komandanti i dytë i grupit të mbështetur nga Irani, është vrarë në sulm.
BREAKING | The targeted building south of Beirut was completely destroyed.
— The Cradle (@TheCradleMedia) September 20, 2024
Hebrew media reported that a senior Hezbollah commander, Ibrahim Aqil, was the target. pic.twitter.com/e4HUNgLiSP
Izraeli godet me raketa Bejrutin
E përditësuar (15:38) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë sulmuar të premten kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Sulmi ka ardhur pak pasi Hezbollahu kishte lëshuar qindra raketa në drejtim të caqeve të tij në veri të Izraelit.
Tensionet midis Hezbollahut në Liban dhe Izraelit janë shtuar që nga e marta, kur mijëra pajisje të komunikimit shpërthyen për dy ditë në Liban dhe Siri.
Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa
Grupi militan islamik, Hezbollah, në Liban, ka thënë se ka kryer sulme me raketa në veri të Izraelit të premten.
Grupi i mbështetur nga Irani ka thënë se kishte në shënjestër objektet e ushtrisë, raporton BBC.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se është sulmuar me 140 raketa të premten.
Kjo vjen pasi Izraeli nisi sulme ajrore intensive gjatë natës të së enjtes në Libanin jugor. Ushtria izraelite ka thënë se avionët e saj luftarakë synonin raketat e Hezbollahut.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë vazhdimisht sulme ndërkufitare që kur ka nisur lufta në Gaza.
Tensionet midis tyre janë shtuar pas shpërthimit të mijëra pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut të martën dhe të mërkurën, në Liban dhe Siri, të cilat kanë lënë të vdekur më shumë se 30 persona dhe të vrarë rreth 3,000 të tjerë.
Hezbollahu ka fajësuar Izraelin për këto shpërthime.
LEXO EDHE: