Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se vendi është duke e “mposhtur Hezbollahun” dhe “shkatërruar në të gjithë fshatrat përgjatë kufirit”, raporton BBC.
Synimi, ka thënë Gallant, është “të pastrohet plotësisht zona”, në mënyrë që komunitetet veriore të Izraelit të rikthehen në shtëpi dhe “t’i rindërtojnë jetët e tyre”.
Ai gjithashtu ka thënë, se të burgosurit e Hezbollahut të kapur nga Izraeli “janë të frikësuar”, duke shtuar se “Hezbollahu po shkatërrohet”, teksa forca izraelite po i “godet” në Bejrut, Nabatieh, Tyre dhe vende të tjera.